Varhelyi për herë të dytë Ramës: Prit Venecian

Komisionieri për Zgjerimin e BE-së i përcjell për herë të dytë mesazhin kryeministrit EdI Rama se duhet të presë përgjigjen e Venecias.

Në një postim në twitter Varheley thotë se do të ishte e matur të presim  përpara se të bëhet rivotimi në parlament.

"Kodi zgjedhor i Shqipërisë: Jam i kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimiet kushtetuese në korrik. Prandaj, do të jetë e matur të presim përpara se të bëhet rivotimi në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021"- shkruan ai.

Dje Kryeministri me anë të një twitteri edhe një herë e pranoi se nuk do të të tërhiqet nga rrëzimi i dekretit të Presidentit, i cili sipas tij, Kreu i Shtetit është i angazhura si një ekstremist kundër parlamentit.