Basha: Rama, armik i shqiptarëve. Është peng i mafias
Kryetari i PD Lulzim Basha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “armik” të shqiptarëve.
Sipas tij, Rama po luan me jetën e shqiptarëve, ndërsa e akuzoi se është peng i mafias.
Lulzim Basha: “Nuk mund ti iket kësaj krize, nuk mund të fshihesh pas gishtit dhe as të shpikësh justifikime apo shashka propagandistike për të dhënë një përgjigje të thjeshtë pse nuk rritet numri i testimeve.
Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit. 1.5 mln euro i janë zhvatur dje shqiptarëve. Sa maska mund të bliheshin për të mbrojtur personelin shëndetësor, sa teste mund të bliheshin dhe administroheshin për të mos ardhur në këtë pikë e cila do përkeqësohet.
Me mosveprimin nuk kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme por një armik të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve. Një armik të interesit publik të shqiptarëve. Në këtë betejë provohet dhe njëherë që koronavirusi është armiku numër dy i shëndetit të njerëzve sepse armiku numër një është kryeministri. Vetëm një armik i popullit të vetë mund t’ia lejojë vetes që 5 javë pse ka mbi tavolinë një plan të vazhdojë të shpërdorojë dhe të vjedhë dhe të mos japë asnjë llogari pse nuk rrit numri e testimeve.
Kjo nuk është papërgjegjshmëri por t’iu hapësh luftë qytetarëve të tu, t’u marrësh taksat dhe tua vjedhësh.
Ju e dini që unë e kam shmangur për një kohë të gjatë etiketimin e kundërshtarit si armik
4 javë pas publikimit të planit 5 pikësh, braktisja në këtë kohë nga qeveria, sot kur pacientët shqiptarë po luajnël me jetën e vdekjen për shkak të kolapsit, nuk gjej në llogjikën time asnjë fjalë tjetër. Kjo është armiqësi e pastër me shqiptarët, me interesat jetike të njerëzve, me shëndetin e tyre.
Është peng i mafias dhe ka vënë kokën e tij mbi jetën e shqiptarëve, apo se frika e lënies së pushtetit e ka bërë si diktatorët e Afrikës së Veriut".
Sipas Bashës, edhe sot kur situata në vend është e rëndë, mafia e inceneratorëve vijon të marrë miliona nga tenderat e qeverisë.