“Nusja na tradhëtoi”, babai i Diamant Rashës kërkon vetëm rikthimin e nipit
Gjyshi i Amar Rashës, një nga fëmijët të cilët do të rikthehen sot në Shqipëri nga Beiruti, në një prononcim për mediat është shprehur se, kërkon vetëm ardhjen e nipit të tij dhe jo të nuses, të cilën e akuzon për tradhëti.
"Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marr, kam qenë një vjehrr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m'i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh", thotë Shaban Rasha.
Babai i Amarit, Diamant Rasga, u vra në 2014-ën në Siri, ndërsa dy fëmijët e tjerë të Floreshës, kanë lindur pikërisht në kampin "Al Hawl".
Në Shqipëri, Diamant Rasha ishte i njohur me emrin “Ebu Amar”, ndërsa punonte si shpërndarësh picash. Në Siri ai shnëdrruar në luftëtar për ISIS, për të cilët edhe u vra me snajper në vitin 2014.
Floresha Rasha mbeti atje me fëmijët e mitur dhe donte të kthehej në Shqipëri, por xhihadistët nuk e lejuan.