Në ditëlindjen e saj Klaudia Pepa merr suprizën më romantike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 10:49
Klaudia Pepa është balerina e cila na ka bërë krenarë të gjithëvr ne Itali aty ku dhe po vazhdon jetën e saj.
26 Tetori është një ditë mjaft speciale për atë dhe njerëzit që e rrethojnë pasi bukuroshja ka ditëlindjen dhe mbush 28 vjeç.
Epo nuk kishin si të mungonin as suprizat, dikush ka vendosur ta mahnitë Klaudian duke i zbukuruar dhomën plot tollumbace në ngjyrë rozë e të bardhë.
E lumtur, Klaudia e ka ndarë këtë detaj të bukur me ndjekësit e saj në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që balerina merr surpriza romantike dhe ende jemi kuriozë të dimë cili është fatlumi që ka zemrën e Klaudias dhe e bën atë të lumtur.

