“Sot festojmë për bekimin më të madh në tokë”, Arilena Ara emocionon me fjalët e ndjera për njeriun më të shtrenjtë

Sot feston ditëlindjen nëna e Arilena Arës dhe këngëtarja ka zgjedhur që ta urojë atë publikisht më fjalë tejet emocionuese. Arilena është treguar shumë e përpiktë dhe sapo ora ka shënuar 00:00 i ka dërguar nënë së saj urimin e ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”, i ka shkruar këngëtarja në mesazhin e saj.