"Është më profesionist", aktorja e njohur tregon kë zgjedh për bashkëpunim mes Ermal Mamaqit dhe Drilon Hoxhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2020, 21:49
Emi Canaj është një nga aktoret e pakta shqiptare që ka debutuar dhe jashtë Shqipërisë.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News ku ka folur mbi jetën e saj profesionale dhe private.
Emi ka treguar eksperiencën e saj në filmin e Bes Kallakut gjithashtu ka shprehur qartë dhe preferencat e saj mbi dy figurat e njohura të kinemasë shqiptare, Ermal Mamaqit dhe Drilon Hoxhës.
E pyetur nga moderatorja e emisionit, Ajli Hoxha se kë nga ata të dy do të zgjidhte për një bashkëpunim aktorja menjëherë shpreh emrin e Ermalit pasi Drilon Hoxha për të është më pak profesionist.