Si rrallëherë, Elvana Gjata publikon këtë foto me prindërit e saj: Të shtrenjtët e mi, në këtë kohë të vështirë..
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2020, 22:24
Elvana Gjatën nuk e shohim shumë aktive në rrjetet sociale, mirëpo kur publikon ajo e sigurt që ka diçka të rëndësishme për të ndarë me ndjekësit e saj.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto me prindërit e saj.
“Të shtrenjtët e mij, në këto kohë të vështira qëndroni sa më pranë familjes suaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuse dhe mirënjohëse për ta. Zoti është i mrekullueshëm”- ka shkruar ajo krah fotos me babin dhe mamin.

