Pasi shpallën lidhjen e tyre, familjes së Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës i shtohet një anëtar i ri

Disa ditë më parë Fjolla Morina pranoi publikisht lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Këngëtarja e njohur mori propozimin romantik me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti.

Nuk mundi të rezistonte dhe pranoi propozimin e Fisnikut duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Çifti po bashkëjetojnë dhe sot në shtëpinë e tyre kanë shkuar disa miq me një dhuratë shumë të bukur.

Ata i kanë dhuruar çiftit një qenushe të vogël, të cilën e kanë quajtur Bella.

“Jena shtu”- shkroi Fjolla krahas videos së qenushes.