Hapi fondacion në kujtim të së ëmës, këngëtarja shqiptare: Kolegët nuk më mbështetën
Këngëtarja Xhesika Polo disa muaj më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.
Së fundmi ajo ka prekur të gjitha zemrat e njerëzve pasi ka vendosur që t’ju vijë në ndihmë grave që po kalojnë të njëjtën sëmundje si nëna e saj.
Këngëtarja ka krijuar fondacionin, Florenca Mema Polo në nder të së ëmës së ndjerë për të mbledhur fonde për vajzat ose gratë që janë prekur nga kanceri i gjirit.
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Why Not në Rtv Ora Xhesika kërkoi ndihmë nga të gjithë pasi e vetme nuk mund t'ja dalë. Xhesika gjithashtu tregoi se deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga kolegët e saj.
"Ky është një fondacion që e kam patur shumë afër zemrës. Kur ti përjeton vetë këtë luftë që e kalojnë pafund femra në të gjithë botën edhe njerëzit që i qëndrojnë afër bëhen luftëtarë bashkë me ta.
Sigurisht që ti fillon ta mendosh më gjerë jetën dhe del nga ajo kutia jote që ndoshta e përditshmja nuk na lejon. Unë e vetme nuk mund t'ja dal dot. Jam e lumtur që kam marrë shumë oferta dhe shumë njerëz që duan të më ndihmojnë. Nga kolegët nuk kam marrë ndihmë. Por, nuk ka problem pasi bota është më rrota."- thotë Xhesika.