Pas lindjes së djalit Eduarti i bën Arbanës dhuratën më të bukur

Vetëm pesë ditë më parë moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të vogëlushit të tyre, Diell.

Arbana solli në jetë një tjetër djalë, duke e bërë djalin e saj të parë, Jonin, me vëlla.

Së fundmi Arbana nëpërmjet një Instastory ka treguar se Eduarti është duke e llastuar shumë atë.

Eduarti i ka dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën ajo menjëherë e ka dashuruar.  

Ajo e ka vendosur varësen në qafë dhe ka ndarë një video ku sytë i shkëlqejnë nga lumturia.