Rovena Stefa marrëzisht e dashuruar, këngëtarja pranon publikisht se është në një lidhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2020, 20:08
Rovena Stefa është një nga ato këngëtaret shqiptare të cilat shkaktojnë zhurmë kudo që shkojnë. Prej vitesh ajo është pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe ka vjedhur zemrat e të gjithë publikut.
E kemi parë tepër të rezervuar kur vjen puna te jeta e saj private, mirëpo së fundmi Stefa ka pranuar se është në një lidhje dashurie dhe është tepër e lumtur.
“Jam në një fazë që mund të quhet lidhje. Jam e lumtur”- tha ajo gjatë intervistës për Prive.
Me këtë deklaratë të bërë Rovena na bëri të gjithëve kureshtare për të ditur më shumë për personin që asaj i ka vjedhur zemrën.