20 vite pa ujë të rrjedhshëm, banorët e lagjes "Shkretë" furnizohen me pus ose me bote
Lagjia "Shkretë" në periferi të Kombinatit prej vitesh vuajnë mungesën e ujit në çezmat e tyre.
Njëri nga banorët thotë se kjo situatë ka që në vitin '96.
"Që në vitin 1996 nuk kemi patur ujë. Shkonim deri në kombinat me shishe për të mbushur ujë"
Zgjidhjen e kanë gjetur vetë, dikush me puse e dikush me bote.
Thonë se jo të gjithë kanë mundësi të blejnë ujë, e ndaj shpesh herë dhe kursejnë.
Në Bashki e kanë ngritur si shqetësim, por ende asnjë zgjidhje.
"I kemi kërkuar ne që ta financojmë vetë që të na vijë uji deri në shtëpi. Nuk na kanë dhënë asnjë projekt dhe asnjë përgjigje."
Të vetmen shpresë se një ditë mund të kenë ujë është në fushatë elektorale, por më pas askush nuk kujtohet për to.
Njëri nga banorët thotë se nëse nuk do të kenë ujë, familja e tij do të bojkotojë dhe zgjedhjet.
Thirrja e tyre shkon për ujë.
Në lagjen "Shkretë" janë më shumë se 20 familje që prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm edhe pse e kanë një problem prej vitesh.