Kabujt pushtojnë lagjet e Tiranës, Veliaj premtoi qysh në 2016-tën se do të rregulloheshin

Në zonën e 21 Dhjetorit çdokush mund të përballet lehtësisht me telat e energjisë elektrike, apo edhe internetit që lidhin shtyllat me pallate.

Kabujt elektikë, por edhe ato të internetit janë kthyer në një problem shqetësues edhe për qytetarët.

"Për faqe të zezë, fijet e telave përmbi kokë. Është turp që t'i shohë kush"

"Nuk më duket normale që kabujt të jenë të varura kështu, si zorrë nëpër këmbë"

"Jo për kryeqytet, por edhe në fshat të jenë, janë shqetësues ato"

"Këto janë të rrezikshme, sidomos për ato që janë kardiokardik, iu bëjnë shumë dëmë", shprehen qytetarët.

Ndonëse më parë nisi një aksion për stabilizimin dhe disiplinimin e rrjeteve ajrore të kabllorrëve apo linjave të internetit, situata nuk ka ndryshuar.

E njëjta situatë është edhe në Komunën e Parisit  dhe qytetin Studenti.

Banorët kërkojnë përmirësimin e kësaj gjendjeje.

"Ne duhet të bashkohemi të gjithë në një zë. Bashkia të fillojë të bëjë atë që ka në dorë, siç e ka edhe bota e jashtme, nën tokë", shprehet qytetari.

Edhe pse kryebashkiaku Veliaj premtoi se edhe në Shqipëri do të zbatohej projekti 'Smart City'  njësoj si në vendet perëndimore, në vendin tonë problemet vijojnë të jenë të njëjta, duke mos e ndryshuar aspak situatën që nga viti 2016, kohë kur Veliaj bëri premtimin.