Nuk ndalen gjobat për maskën mbrojtëse, ndëshkohen 688 qytetarë në rrugë, makina dhe autobusë
Në zbatim të masave anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 688 qytetarë janë ndëshkuar nga policia në 24 orët e fundit me 3 mijë lekë gjobë pasi janë konstatuar pa maskat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
