Shiste kanabis në doza të vogla, pranga 38-vjeçarit në Shkodër, çfarë i gjeti policia në banesë

Goditet një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Policia e Shkodrës  ka arrestuar 38 vjeçarin E. P, banues në lagjen Skënderbeg, pasi në vendin e quajtur Xhabije, gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.