Papa Francesku pro martesave gay

"Çiftet homoseksuale kanë të drejtë të krijojnë familjen e tyre. E askush nuk duhet të ndërhyjë e të jetë të pakënaqur për këtë. E ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë një ligj për martesat civile në mënyrë që ata të jenë të ligjërisht të mbrojtur. E jam përpjekur për t'ia arritur kësaj" është shprehur Papa Francesku në dokumentarin mbi papatin e tij prezantuar sot në Festivalin e Filmit në Romë.

Dokumentari me titullin "Francesko" i regjizorit amerikane Evgeny Afineevsky.

Dokumentari rrëfen mendimin e impenjimin e Francesco Bergoglios në temat më të nxehta e më urgjente të shoqërisë, politikës e ekonomisë ndërkombëtare, nga të drejtat e liritë civile, mbrojtja e ambientit dhe e ardhmja e brezave të rinj.

Ndër momentet më prekëse të filmit është telefonata e Papa Francesckut me një çift homoseksualë me tre fëmijë të vegjël në ngarkim e pas letrës së tyre ku rrëfenin vështirësinë që ndjenin të shkonin në kishë së bashku me fëmijët e tyre.

Në këtë dokumentar është përfshirë dhe dëshmia e Juan Carlos Crus , viktimë e abuzimeve seksualë si dhe imazhe të udhëtimeve të Papa Franceskut në disa vende të botës.

Filmi dokumentar "Francesco" ka fituar çmimin Kinéo Movie for Humanity Aëard,.

E regjizori Evgeny Afineevsky më vitin 2016 ka qenë kandidat për Oscar me veprën e tij Winter on fire e më 2018 ka marrë tre nominimi Oscar për filmin Cries from Sirya.