Aeroporti i Kukësit ringjall debate, Teliti-Ramës: E lidhur me aferën e incerenatorëve, investim për kuksianet vetëm trau me pagesë

Duket se tema e aeroportit të Kukësit ringjall gjithmonë debate, teksa kësaj here ka reaguar drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti.

Teliti ka shkruar se kjo temë përflitet për të fshehur histori të tjera korrupsionesh, në një kohë që shton se është e lidhur direkt me aferën e inceneratorëve.

"Sa herë ER premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash.

Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.

E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve", shkruan Teliti.

Ekperti ka vijuar më tej duke thënë se i vetmi investim për qytetarët e Kukësit është trau me pagesë që u vendos në pikën kufitare të Morinës.

"I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe."

https://www.facebook.com/DorTeliti/videos/1044402949335765/