Nishani: Propaganda e Rilindjes nuk do të funksionojë këtë herë, nuk ka forcë virusale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 22:54
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, Bujar Nishani i ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, u shpreh se propaganda e Rilindjes nuk do të funksionojë këtë herë.
Nishani: Unë besoj se në këtë situatë ku jemi, edhe propaganda nuk do të funksionojë këtë herë. Ka një propagandë që është e mirë, por nuk ka forcë virusale.
Nga pikëpamje elektorale do ta dërrmojë Rilindjen dhe do të ndihmojmë në këtë mënyrë edhe Shqipërinë.