Nishani: Shumica kërkon që Rama e Rilindja të ikë, nëse PD nuk sjell modelin e institucioneve, do jetë dështim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 22:41
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, Bujar Nishani i ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, u shpreh se shumica e heshtur do që të largohet Rama dhe Rilindja.
Nishani: Kush mendon se Rama duhet lënë le të vazhdojë ta mbajë. Unë besoj se ka një shumicë dërrmuese që është e heshtur, e cila kërkon që Rama dhe Rilindja të ikë sa më parë se ka bërë shumë dëme. Jemi në një moment udhëkryqi.
Unë nuk besoj se do të bëjmë ndo një çudi të madhe, por të ndajmë institucionet nga njëra-tjetra.
Unë i besoj modelit të institucioneve dhe nëse PD nuk e sjell këtë model do të jetë një dështim edhe për vetë PD-në e më pas për gjithë shoqërinë.