Vranësira kalimtare dhe rritje temperaturash, mësoni parashikimin e motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2020, 07:35
Territori shqiptar do të karakterizohet ditën e sotme nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, pa reshje shiu.
Sipas meteoalb, temperaturat do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke kaluar vlerat ditore 4 deri në 23 gradë celcius.
Era pritet të fryjë lehtë në tokë dhe mesatarisht në det me një shpejtësi prej 28km/orë.