Trump vetëm në tubim, Melania anulon udhëtimin për shkak të "kollës së vazhdueshme"

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump anuloi udhëtimin e saj në Pensilvani sot, ku Presidenti i SHBA Donald Trump pritet të marrë pjesë në një tubim, për shkak të një "kollë të vazhdueshme".

"Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë çdo ditë pasi po shërohet nga Covid-19, por për shkak të kollës së vazhdueshme ajo nuk do të udhëtojë sot si një masë paraprak," tha Stephanie Grisham në një njoftim të shkurtër për shtyp.

Pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 në të njëjtën kohë me bashkëshortin e saj më 1 tetor, Melania Trump njoftoi në mes të tetorit se ishte negativizuar për koronavirusin e ri.