"Fluturon" kurba në Itali: 10,874 raste të reja me Covid në 144,737 tamponë dhe 89 viktima
10.874 raste të reja pozitive dhe 89 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore rastet e reja u identifikuam në 144,737 tamponë të kryer.
Kujtojmë që bilanci i një dite më parë ishte 9,338 raste të reja në 98,862 testime të kryera dhe 73 viktima.
Italia ka nisur një fazë kritike të përhapjes së pandemisë me një rritje ditë pas dite të numrit të të infektuarve e me problematikën e shtimit të numrit të personave që kërkojnë kurim spitalor e në repartet e terapisë intesive.
Dy rajonet më shqetësuese për momentin shfaqen Lombardia e Campani e guvernatorët e tyre kanë deklaruar se në këtë fundjavë do të aplikojnë urdhëresën e ndalimit të çdo aktiviteti tregtar e prodhues e çdo lëvizje të personave nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.
Gjithashtu në weekend prej orës 18.00 të mbrëmjes do të mbyllen të gjitha qëndrat tregtare me përjashtim të atyre që shesin produkte ushqimore.
Numri i personave aktualë aktivë të infektuar është 142 739, 8736 të infektuar më shumë se dje.
Rajonet më shqetësuese për rritjen e numrit të të infektuarve shfaqen Lombardia me 2023 të infekuar në 24 orë , Campania me 1302, Lazio 1224, Liguria me 907 etj.
Numri i përgjithëm i viktimave me Covid në Itali është 36 705, ndërsa të infektuar janë 434. 449 persona.
