Foto/ Brenda burgjeve të Koresë së Veriut përdhunime dhe tortura çnjerëzore

Në Korenë e Veriut të burgosurit kalojnë momente të vështira, të shoqëruara nga tortura dhe poshtërime.

Pas disa intervistave me ish të arrestuar dhe zyrtarë të Koresë së Veriut, "Human Rights Watch" tregon se si janë përballur të burgosurit me kushte çnjerëzore që shpeshherë kanë çuar në tortura aq sa në në institucionet e paraburgimit janë dhunuar me shkopinj e shkelma.

Rrëfimet për torturat ekstreme nga ish të arrestuarit tregojnë se si ato detyroheshin të gjunjëzoheshin në dysheme dhe në atë pozicion të qëndronin për 16 orë.

Dënimet varionin nga goditja me grushte, shkopinj ose rripa të lëkurës, deri në detyrim që të burgosurit të vraponin rreth e për rreth oborrit të burgut, për plot 1 mijë herë.

“Nëse unë ose të tjerët lëviznim (në qeli), rojet më urdhëronin mua ose të gjithë shokët e qelisë të zgjasnim duart nëpër shufrat e qelisë dhe më pas i shkelnin vazhdimisht me çizmet e tyre”, tha ish i arrestuari Park Ji Cheol.

 “Atje, thjesht trajtohesh sikur vlen më pak se një kafshë dhe kjo është ajo që përfundon duke u bërë”, shtoi Yoon Young Cheol, një tjetër ish i arrestuar.

Disa femra të intervistuara dëshmuan për dhunë të shfrenuar seksuale në institucione.

Një ish-tregtare, Kim Sun Young,  që në të 50-at e saj iku nga Koreja e Veriut tha se ajo ishte përdhunuar nga një hetues në një qendër paraburgimi. Ajo tregon se një tjetër oficer policie e sulmoi atë seksualisht duke e prekur poshtë rrobave të saj ndërsa e merrte në pyetje, dhe shtoi se ajo kishte qenë e pafuqishme për të rezistuar.