I kërkuan të vendoste maskën, gruaja fillon t'u kollitet pasagjerëve në fytyrë dhe ti bërtiste: Të gjithë do të vdisni

Gjatë një udhëtimi nga Belfasti për në Edinburg,  një incident i pazakontë ka shokuar pasagjerët.

Pasi ju kërkua nga ekuipazhi të vendoste maskën gruaja filloi duke i bërtitur pasagjerëve të tjerë duke i thënë se do të vdesin.

Ajo qëllimisht po u kollitej në fytyrë duke shkaktuar një situatë tepër shqetësuese për personat që ndodheshin në bord.

Nga pamjet e filmuara nga pasagjerët e tjerë, gruaja  dëgjohet duke sharë dhe bërtitur do të vdisni të gjithë.

“Jetojeni jetën. Të gjithë do të vdisni një ditë, e dini këtë? Të gjithë vdesin. Nga koronavirus apo diçka tjetër, vetëm një gjë është e sigurtë vdekja”- bërtiste ajo.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u kollitej para fytyrës pasagjerëve tjerë të cilët u tmerruan me veprimin e saj.