Gjermani/ Rritje e kurbës së infeksioneve, Covid-19 mbyll zonën turistike alpine

Një zonë turistike alpine në Gjermani ka aplikuar mbylljen si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.

105 mijë banorët e Berchtesgadener Land, pranë Austrisë do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për shërbimet jetike për dy javët në vazhdim.

Si e gjithë Europa, edhe Gjermania e ka marrë seriozisht luftën ndaj një vale të dytë pandemike.

Vetëm në 14 ditët e fundit janë regjistruar 84 raste për 100 mijë banorë.

Gjithsesi kjo shifër është e ulët me 159 rastet e Italisë, 339 rastet e Britanisë, 427 për Francën apo 343 për Spanjën.