Monopolizuan tregun dhe rritën çmimet, 34 mln lekë gjobë 24 depove farmaceutike për maska e dezinfektantë

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 24 depo farmaceutike të akuzuara për monopolizim të tregut.Vendimi është marrë 7 muaj pas kronikave në media, ku u denoncua rritja e çmimeve të maskave dhe dezinfektantëve.

Kjo video i përket kronikave të muajit mars, kur sapo kishte nisur pandemia. Ora News ngriti shqetësimin për rritjen e çmimit të maskave dhe të dezinfektantëve.

Në muajin qershor po ashtu, Ora News e ka ngritur sërish këtë shqetësim.

Të akuzuara për monopolizim të tregut dhe bashkëpunim me njëra-tjetrën, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për 24 depo farmaceutike, të cilat i ka gjobitur me një vlerë totale prej 34 milionë lekësh.

Këto subjekte në kushtet e emergjencës shëndetësore akuzohen se kanë rritur në mënyrë të pajustifikueshme çmimin e dezinfektantëve, alkoolit dhe maskave.

10 depo farmaceutike janë gjobitur me 2 milionë lekë pasi nuk i janë përgjigjur kërkesës për dhënie informacioni.

Ndërkohë që 14 subjektet e tjera janë sanksionuar me 1 milionë lekë gjobë për moszbatim të konkurencës në tregun e shitjes të materialeve paramjekësore.

Në rast të përsëritjes së shkeljeve për subjektet abuzuese gjoba do të kapë vlerën e 10 përqindëshit  të xhiros vjetore.

10 depot farmaceutike të gjobitura me 2 milionë lekë

  1.  “CFO Pharma” SHPK ----- 2  milionë lekë
  2. “Delta Pharma – AL” SHPK ----- 2 milionë lekë
  3. “IMI – Farma” SHPK ----- 2 milionë lekë
  4. “Medicamenta” SHPK ----- 2 milionë lekë
  5. “Mini Invest Albania” SHPK ----- 2 milionë lekë
  6. “MSE” SHPK ----- 2 milionë lekë
  7. “Tresi – Farm” SHPK ----- 2 milionë lekë
  8. “Dial – ALB” SHPK----- 2 milionë lekë
  9. “Sirol 2008” SHPK ----- 2 milionë lekë
  10. “Aquila Group” ----- 2 milionë lekë

14 depot farmaceutike të gjobitura me 1 milion lekë

  1. “Pharma One” SHPK ----- 1 milionë lekë
  2. “Intermed” SHPK----- 1 milionë lekë
  3. “Alfarmakos” SHPK ----- 1 milionë lekë
  4. “Trimed” SHPK ----- 1 milionë lekë
  5. “Megapharma” SHPK----- 1 milionë lekë
  6. “Evita” SHPK ----- 1 milionë lekë
  7. “Fufarma” SHA ----- 1 milionë lekë
  8. “Delta Med” SHPK----- 1 milionë lekë
  9. “O.E.S Distrimed” ----- 1 milionë lekë
  10. “Montal” SHPK ----- 1 milionë lekë
  11. “Farma Net Albania” SHPK p----- 1 milionë lekë
  12. “Incomed” SHPK ----- 1 milionë lekë
  13. “Florifarma” SHPK ----- 1 milionë lekë
  14. “Lekli” SHPK ----- 1 milionë lekë