Biznesi i vogël paralajmëron protesta, rrezikojmë falimentin

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesmë thotë se rreth 80% e sipërmarrjeve rrezikojnë falimentin për shkak të pasojave të pandemisë.
 
Prandaj i kanë paraqitur qeverisë 10 kërkesa për 6 muajt e ardhshëm.

Ata i lënë afat qeverisë 15 ditë në të kundërt paralajmërojnë protesta.