SHBA-Shqipëri firmoset memorandumi ekonomik: Merr rrugë ndërtimi i HEC Skavica


Hidrocentrali i Skavicës , një projekt gjysëm shekullor i Shqipërisë pritet të realizohet tashmë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky investim dhe siguria e rrjetit 5 G ka sjelle në Tiranë Nënsekretarin i Shtetit amerikan për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach, i cili firmosi sot Momorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve.

Para nënsekretarit amerikan, kreu i qeverisë bëri edhe një premtim

”Do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë vonesë dhe të kthehet në përfitim reciprok” theksoi Rama.

Kryeministri para firmosjes së këtij memorandumi në ambientet e kryeministrisë tha se ky memorandum "do ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtëpërdrejta jo vetëm amerikane por dhe të huaja.

Duke folur për projektin e Skavicë, Kryeministri Edi Rama  tha se kjo e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike por të varur nga moti dhe importi, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

"Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit një ëndërr 50 vjeçare që është ndërtimi I HEC Skavicës që e kthen Shqipërinë në një vend sovran në aspect të prodhimit të energjisë."

Nënsekretari amerikan vlerësoi bashkimin e Shqipërinë kundër rrjetit të pasigurtë 5G

"Shqipëria është bashkuar me valën e rrugës së pastër dhe ne jemi të kënaqur. Ky është një hap i rëndësishëm për shtrirjen e bashkëpunimit dhe investimeve amerikane. Është projekt i rëndësishëm, nuk mund të kishte zgjedhur partner më të mirë për ndërtimin. Skavica do ti sjellë Shqipërisë energji shtesë. Ky projekt historik do jetë pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë"

Rama nënvizoi rolin e SHBA-së në rajon: "Falë SHBA-së sot jemi në një realitet tërësisht të ndryshë nga ai jo shumë vite më parë. Sot flasim për bashkëpunim e paqe të qëndrueshme rreth një tryeze ndërkohë që dje dëgjohen klithma  e bomba” u shpreh Rama në një daljen e përbashkët me median me nënsekretari i Shtetit për zhvillimin Ekonbomik Keith J. Krach

Nnësekretari amerika u prit edhe nga Presidenti Ilir Meta . Kreu i shtetit tha se mirëpret investimet amerikane.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit Ekonomik është i pari, që firmoset mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992. 

Sipas statistikave zyrtare investimet e Huaja Direkte nga SHBA kanë arritur këtë vit nivelin e në 123 Milion EUR në 6 mujorin e parë të vitit 2020 që logaritet më i larti në 6 vitet e fundit.