Politika braktis Librazhdin, të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi, zgjedhin të largohen
Librazhdi është një ndër qytetet më të harruar sa i përket investimeve. Mungesa e vendeve të punës ka shkaktuar rritjen e numrit të familjeve me ndihmë ekonomike, ndërsa të rinjtë zgjedhin emigrimin, duke i lënë të moshuarit të vetmuar.
Rrugët e Librazhdit në çdo orë të ditës gëlojnë nga të rinjtë. Qytetarët këtu nuk kanë tjetër mundësi përveç shëtitjeve apo frekuentimit të lokaleve.
Pushteti qendror dhe ai lokal janë kujdesur të ndërtojë shatërvan, por jo të krijojnë mundësi punësimi, ndaj e të vetmen zgjidhje shohin largimin nga vendi.
Familjarët, veçanërisht të moshuarit janë ata që preken nga kjo plagë sociale. Ata thonë se fëmijët po ikin në qytete të tjera ose jashtë Shqipërisë, pasi në Librazhd mungon shpresa, mungojnë mundësitë.
Rritja e papunësisë dhe varfërisë konfirmohet edhe nga shtimi i familjeve me ndihmë ekonomike.
Vetëm gjatë vitit 2020 numërohen rreth 3 mijë e 300 familje që ndihmohen nga shteti.
Më e rëndë situata paraqitet në zonat rurale. Fshatrat po braktisën për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe infrastrukturës rrugore.