Padia e PD për inceneratorët, Rama: PD dhe partia presidenciale e dëshpëruar drejt degradimit
Kryeministri Edi Rama e quan periudhë dëshpërimi për opozitën kohët që jetojmë.
Në një prononcim për median i pyetur lidhur me padinë që PD ka bërë dje në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve la të nënkuptojë se janë sulme politike.
Rama tha: "Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit dhe të boshllëkut të programit dhe inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë më të dukshme dhe më të turpshme.
Fjalori shqip do të njohë një shpërdorim të madh qoftë nga ana e PD qoftë nga ana e partisë presidenciale është fakt që përballë kësaj marrëzie dhe degradimi nuk mund të bëjmë asgjë tjetër vetëm të shohim përpara dhe të vijojmë përpjekjet tona në të dy drejtime"
Lexo dhe: Për çfarë e paditi PD, Ramën dhe ministrat në SPAK:
Rama iu pergjigj dhe Metës: “Maxhoranca, organizatë kriminale?” Rama: Meta ka dalë komplet nga shinat. Presidenca në dispozicion të një partie të degraduar