Tregon 'muskujt' ushtria e SHBA/ Fotografohen 8 'bishat' bombarduese B-52 (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2020, 09:01
U fotografuan më 14 tetor një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress” në atë që quhet "Parada e Elefantëve", ku këta gjigandë vendosen rresht njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla. Ky ushtrim force vjen disa ditë më pas deklaratës së presidentit kinez Xi Jinping, i cili iu kërkoi ushtarëve të tij të përgatiten për luftë.