Idrizi, policisë: Nëse jeni trima jo me ne, kapni ata të Vorio Epirit që djegin flamurin shqiptar
Ora 12: 30 PDIU po marshon drejt komisariatit nr 1 ku janë shoqëruar protestuesit. Ndërsa janë regjistruar sërish përplasjes mes protestuesve dhe policisë.
Mes të shoqëruarve është edhe Bojken Abazi.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se janë shoqëruar 26 persona. Gjatë momenteve të përplasjes Idrizi I bëri thirrje policisë të ishin në krah të tyre.
“Ky është absurdi i një policie, që nuk e di se çfarë është. Në vend që të dalë dhe të na japë ne mundësinë që të protestojmë, na ka rrethuar ne këtu. E ruajtën dhe bravo i qoftë Ministrin e Jashtëm të Greqisë. Na kanë bllokuar ne ky është absurdi i një policie. Po i drejtohëm përsëri policisë nëse jeni trima jo me ne, nëqoftëse e keni atë shqiponjën në ballë ikni kapni ata të Vorio Epirit në jug që djegin flamurin shqiptar.
Nëse jeni trima jo me ne në qoftë se e keni shqiponjën në ballë jo me ne ikni kapni ata të Vorio Epirit në jug që djegin flamurin shqiptar.
Në qoftë se e keni shqiponjën në ballë, jo me ne por kur Greqia ti bllokojë refugjatët tanë atje në kufi bllokojini dhe ju në kufirin shqiptar. Sepse çdo grek që duhet të hyjë në Shqipëri duhet të ketë edhe adresë edhe 30 euro turp”
