"O Enver ku je?" Që kur vdiq banorët e fshatit "Çlirim" pa shpresë: Vijnë na shikojnë e na harrojnë

Fshati Çlirimi, i njohur ndryshe si fshati "Shëmtirë" në rrethin e Kolonjës ndodhet  vetëm 30 km larg qytetit të Ersekës, por ka një problematikë mjaft shqetësuese  dhe për këtë arsye banorët e këtij fshati kanë zgjedhur që ta transmetojnë në ekranin e Ora News.

Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda raporton se kjo rrugë, edhe pse ka një gjatësi prej vetëm 12 km është në gjendje të degraduar dhe ta bën të vështirë udhëtimin përmes kësaj rruge, e cila mund të kalohet vetëm me fouristradë.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë problematikë duke theksuar se rruga ka mbi dy dekada në këtë gjendje.  

"Ka shumë fshatra që kalojnë nëpërmjet kësaj rruge, mirëpo ka 20-30 vite që ka nisur dhe nuk është përfunduar. Është shumë urgjente , pasi nëse do të ishte kjo rrugë nuk do të ishin zbrazur të gjithë këto fshatra. Ky fshat kishte 70-80 shtëpi. Ndërsa tani kanë mbetur vetëm 8 shtëpi. Kjo rrugë lidh disa fshatra, ku një pjesë e tyre janë të izoluar fare. Kur bie lumi, vetëm atëherë kalojnë ato. Kjo  është pjesë e Bashkia dhe ky institucion mban përgjegjësi për kërë rrugë"

"Qëkur vdiq Enveri është harruar kjo zonë, ka mbaruar. Në Përmet nuk po rregullohet gjë, shyqyr që u bënë nja tre ura që të mundemi  të kalojmë. Asnjë skrap nuk vjen. Kur vjen festa e 'Qesarakes'  i  fusin një herë një skrep sikur e rregullojnë dhe "Faleminderit". Tani mund të vijnë nga 25 prilli... Dalin, na shikojnë, na respektojnë dhe pastaj na harrojnë", shprehen banorët e zonës.