Covid-19 te “Emin Duraku”, 10 mësues dhe 3 sanitare të infektuar, prindërit të frikësuar për situatën

Covid-19 te “Emin Duraku”, 10 mësues dhe 3 sanitare të

Në shkollën “Emin Duraku” numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 13, 10 mësues dhe tre sanitare. Në një situatë të tillë, drejtuesit e këtij institucioni dhe Ministria e Arsimit thonë se çdo gjë është në kontroll, por prindërit dhe gjyshërit nuk e fshehin frikën. 

Shkolla “Emin Duraku” aktualisht është një nga shkollat me numrin më të lartë të të prekurve me Covid nga radhët e mësuesve dhe sanitareve.

Fillimisht u raportuan për 5 mësues dhe 3 sanitare të infektuar me Covid, por pas hetimit dhe gjurmimit, ky numër u rrit.

Edhe 5 mësues të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid në shkollën "Emin Duraku", por pavarësisht kësaj Ministria e Arsimit njofton se situata është nën kontroll dhe çdo mësues, i cili ka rezultuar i infektuar është zëvendësuar.

Situata duket se ka shkaktuar panik te prindërit dhe gjyshërit, të cilët thonë se ndihen të rrezikuar nga situata e krijuar.

"Mësuesja na dërgoi email, kam dalë me korona. Djalin e kemi në shkollë, është me mësuese tjetër. Dëmi i madh është. Si nuk ka frikë, jam e moshuar."

"Me frikë po i sjellim fëmijët, por jemi të detyruar ti sjellim në shkollë."

Kështu, ata ndodhen mes rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe sigurisë së shëndetit.

"Nuk e di të mbyllet apo jo, kush ka fëmijë e di…I pari është shëndeti, të tjerat vijnë pas. Ishalla mos paçim gjë!"

"Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, të marrin dije. Ta bëjnë online nuk më duket e drejtë."

Prej frikës, disa prindër kanë zgjedhur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.

"Tani më lajmëroi vajza, gjithësej në klasë janë 3 nxënës, nuk ka më tepër nga frika dhe stresi."

Disa kërkojnë prej Drejtorisë së shkollës të marrë masat e nevojshme, duke sugjeruar edhe pezullimin e mësimit në klasa për disa ditë.

Megjithatë Drejtuesja e këtij institucioni pohon jashtë kamerave se mësimi po vazhdon dhe do të vijojë normalisht.

LEXO EDHE: Zgjerohet përhapja e koronavirusit: 38 raste të reja në Durrës, në Elbasan mbyllet gjykata

Vendi Lajme Covid-19 Aktualitet emin duraku mesues pozitive

EMISIONET