"Ndiq paranë!" OKB voton rezolutën "Falkone" , metoda e gjyqtarit që do frymëzojë për luftën kundër mafias në botë

Në konferencën e OKB- së të mbajtur së fundmi në Vienë, me temë luftën kundër krimit transkombëtar, vendet anëtare kanë votuar me unanimitet rezolutën Falkone; metodë e përdorur nga Gjykatësi italian Giovanni Falcone për të luftuar mafiet kudo në botë.

Ëshë hera e parë në historinë e OKB-së, që adoptohet një akt të tillë që vlerëson punën e kryer nga një individ i vetëm.

Gjykatësi italian, Giovanni Falcone u ekzekutua në një atentat mafioz nga mafia siciliane Cosa Nostra në maj të 1992, ku 1000 kg eksploziv hodhën në erë automjetin e tij dhe dy automjetet e skortës shoqëruese.

Rezoluta Falkone përmban trashëgiminë e punës së Gjykatësit italian i cili konsiderohet pionieri i idesë së bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar në luftën kundër klaneve e mafieve në botë.

Si një instrument efikas në luftën kundër klaneve mafioze, konsiderohet në këtë rezolutë sekuestrimi e konfiskimi i pasurisë së mafias e përdorimi i tyre për nevojat sociale të shtetit.

Gjithashtu rekomandohet gjurmimi i parave si një tjetër metodë e suksesshme për të luftuar mafiet përtej kufijve. Ftohen shtetet të kryejnë hetime ekonomike, financiare për të ndalur çdo lloj lidhje të krimit të organizuar ndërkombëtar, për të ndalur korrupsionin, riciklimin e financimet e paligjshme.

Giovanni Falcone shprehej shpesh "se trafiku i dogës nuk lë pothuajse kurrë gjurmë, ndërsa paratë që sjell ky trafik lënë përherë gjurmë si tek shitës, ashtu dhe tek blerësi."

Metoda Falcone "folloë the money" u bë guri themelor në të gjitha hetimet e luftës kundër krimit të organizuar në botë.

Rezoluta Falcone e sapo aprovuar nga OKB realizoi ëndërrën e gjykatësit italian, viktimë e mafias, i cili që në vitet '80 kishte kuptuar se rreziku i krimit të organizuar do të kthehej në një problem global dhe se mungonin instrumentet legjislative të përbashkët për ta luftuar.