Sheiku 69 vjeçar akuzohet për ngacmim seksual të një punonjësi

Festivali letrar, Hay ka akuzuar një sheik arab për një “shkelje të tmerrshme” pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një nga punonjësit e tyre.

Caroline Michel, kryetarja e Hay-it, tha se nuk do të punonin përsëri me Abu Dhabin  nëse  Sheik Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, vazhdon të jetë ministër i tolerancës.

Në fillim të këtij viti një punonjës i tyre pretendoi se është sulmuar seksualisht nga sheiku dhe kërkon dëmshpërblim ligjor.

Mirëpo, të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga sheiku 69 vjeçar.

McNamara, 32, tha për Sunday Times se sulmi i pretenduar ndodhi më 14 shkurt në një vilë të largët të një ishulli privat.

Ajo deklaroi se këtë ia tha dy punëdhënësve të saj dhe zyrtarëve të ambasadës menjëherë pas sulmit gjersa do të shkon në polici në Mbretërinë e Bashkuar, kur hiqen kufizimet e bllokimit shkaku i Covid-19.

https://twitter.com/hayfestival/status/1317701636962344962