Nuk ndalen protestat në Kili, digjen kisha e plagosen dhjetëra njerëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2020, 07:28
Në Kili kanë rinisur protestat e dhunshme.
Sipas BBC, gjatë demostratave janë djegur dy kisha, ku njëra është dëmtuar tërësisht. Gjithashtu edhe një stacion policie dhe shumë dyqane janë sulmuar.
Vetëm të dielën kanë mbetur të plagosur 18 policisë, teksa sakaq policia i është përgjigjur protestuesve me gas lotsjellës dhe ujë.
Protestat në Kili kanë nisur një vit më parë, ndërkohë që u desh të ndaleshin për shkak të masave ndaj Covid-19. Tubimet masive nisën fillimisht kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit publik, por më pas u kthyen në simbol të shumë problemative.
