Dorëzohet Barcelona, Lionel Messi “merr udhën” drejt Manchester City

Skuadra e Barcelonës është dorëzuar plotësisht dhe pritet që fenomeni Lionel Messi të largohet drejt Manchester City verën e ardhshme.

33 vjeçari filloi të mendonte largimin nga “skuadra e tij”, siç e konsideron ai, pas mosmarrëveshjeve që u krijuan me lidershipin e katalanasve. Çështja përfundoi në gjyq.

The Mirror ka sqaruar se tashmë skuardra është bindur që vendimi i “Pleshtit” nuk ka më kthim.

Messi ka informuar Barcelonën që dëshira e tij është që të bashkohet me Pep Guardiolën në Angli.