"Unë jam Samueli", manifestime në Paris për nder të mësuesit të vrarë
Mijëra vetë kanë marrë pjesë në tubime në të gjithë Francën në nder të Samuel Paty, mësuesit që iu pre koka pasi tregoi karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij.
Njerëzit të mbledhur të dielën, 18 tetor, në sheshin "Republikë" në Paris mbanin sloganin " Jam një mësues".
"Ne jemi të gjithë Samuel" (emri i mësuesit të vrarë, Samuel Paty)
Një burrë i quajtur Abdoulakh u qëllua për vdekje nga policia të premten pasi vrau mësuesin afër shkollës së tij në Paris.
Deri tani janë arrestuar 11 persona si pjesë e hetimit por nuk jepen detaje të tjera.
të afërm të ngushtë të të dyshuarit u ndaluan menjëherë pas vrasjes. Gjashtë persona të tjerë u mbajtën të shtunën e 17 tetorit, përfshirë edhe babain e një nxënësi në shkollë dhe një predikues i përshkruar nga media franceze si islamik radikal.
Presidenti Emmanuel Macron tha se sulmi kishte të gjitha shenjat dalluese të një "sulmi terrorist islamik" dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai " mësoi lirinë e shprehjes".
Vrasja vjen si hakmarrje në lidhje me sulmin e vitit 2015 ndaj Charlie Hebdo, nga një revistë stirike që kishte botuar karikaturat e Profetit Muhamed.