Telefonata e fundit me nusen, flasin prindërit e të zhdukurit në Vlorë: Djalin na e kanë rrëmbyer!
Prej ditës së hënë, 12 tetor, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj nuk kanë asnjë lajm nga djali i tyre Ermal Ngucaj.
Ai u zhduk një ditë pasi ata u kthyen nga Italia në Vlorë dhe Ermali do të duhej ti priste.
Prindërit thonë se telefonatën e fundit e ka pasur me nusen dhe më pas telefoni i është fikur.
Ata hedhin dyshime se 40-vjeçari mund të jetë rrëmbyer, pasi nuk ka ndodhur më parë që ai të largohet nga shtëpia për kaq gjatë dhe të mos komunikojë me ta.
Dyshimet forcohen më shumë nga fakti se makina e tij është gjetur e braktisur në një tjetër fshat dhe brenda mjetit janë gjetur rrobat e tij.
Ata nuk dinë që i biri të ketë pasur probleme me njeri dhe pse e ëma thotë se djalin ja "kanë rrëmbyer shoqëria e tij. Shokët e këqinj".
"Një djalë e kam humbur", çfarë thotë nëna e Ermalit
I thashë “O Mali si jeni të keqen mami”, “mirë” më tha.“Mami do vij. Ditën e martë do vij në Vlorë”.“Do të na marrësh?”, i thashë.“Po do vij unë”, tha.Po pres me padurim të vijë në Vlorë sa më shpejt. Erdhëm në Vlorë. Ofertë s’kishim dhe shkon burri të bëjë ofertën e i bie. Ai kur vijmë nga Italia na merr që në derë dhe i thotë të atit “kur do vish”.
Atë ditë nuk foli djali. Na dogji diçka ne. Thotë burri, “nga është Ermali?” “Ndoshta e ka zënë gjumi”, i thashë. Erdhëm në Vlorë, na foli çupa e vogël. “Floriana ke marrë vesh gjë për Ermalin se ku ndodhet”, i thotë burri. “Jo”, thotë Floriana. “I biem djalit dhe nuk na del”, i thotë burri. Merr nusen “Tila si do ia bëjmë, nuk i bie telefoni”. “Edhe unë e kam provuar babi”, i thotë nusja.
Gazetarja: Ishte i shqetësuar herën e fundit që keni folur?
Jo ishte shumë shumë i afruar, shumë i mirë, shumë i dashur. Asnjë gjë, asnjë problem. Kam 7 muaj që kam qenë në Itali. Tani as zërin e tij nuk e kam dëgjuar, kam 4 ditë. Me shokë me asnjë.
Gazetarja: Është larguar herë të tjera Ermali?
-Jo, në asnjë mënyrë. Është rasti i parë. Unë dua djalin, nga shokët e tij të ligj, që ma kanë ngrënë djalin tim në pabesi. Djalin ma kanë marrë peng ose ma kanë plagosur.
Gazetarja: Mendoni se diçka ka ndodhur?
Po 4 netë sonte. Ne presim të shikojmë nga porta për djalin e vetëm. Më ka vdekur edhe një djalë dhe është i dyti që më largohet. Dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të shkojë nuk mund ta përballoj dot.
Gazetarja: Çfarë apeli ke për shtetin?
Për shtetin nuk kam asgjë. Ju faleminderit të gjithëve që janë vënë në lëvizje.
Ndërsa babi i 40 vjeçarit deklaron:
Kemi ardhur nga Italia ditën e martë në mëngjes.Pritëm djalin të na merrte. Nuk kishim ofertë, e bëra.E morëm në telefon dhe nuk na dilte. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm. Kemi qëndruar si në gjemba. E marr nusen në telefon dhe më tha që më është shkëputur linja që në 7:30 të darkës, të ditës së hënë. Shkova në polici, asgjë. Erdha në shtëpi, të mërkurën erdhën fëmijët nga Vlora. Dhëndri më tha të shkojmë të bëjmë denoncim. Shkoj në Mavrovë dhe gjej makinë, rrobat brenda, atletet brenda.
Nuk e prekëm makinën dhe lajmëruam policinë që e mori. Unë dyshoj që e kanë rrëmbyer, e kanë gënjyer dhe nxjerrë nga makina. Telefonin e ka të mbyllur që të hënën. Nuk dimë që të ketë pasur konflikte. Dua të gjendet djali, të kërkojë shteti deri në Llogara. Mund të ketë dëmtuar djali dhe nuk e di se ku është sot.Në Mavrovë nuk kemi asnjë lidhje, mund ta kenë çuar atje për të humbur gjurmët.