Xhepa në Ekopolitikë: Jemi të fundit në rajon për investime në kualifikimin e punëtorëve

I ftuar në Ekopolitikë, profesori Selami Xhepa është shprehur se Shqipëria është në vend të fundit në rajon sa i përket investimit në për kualifikimin e punëtorëve.

Xhepa: Kërkimi shkencor sot është zero, edhe buxheti i shtetit për kërkimet shkencore është pothuajse zero. Edhe projektet që miratohet gjithmonë shtyhen nga agjensi që financon kërkimet shkencore.

Sipërmarrja private është vendi që investon më pak për kualifikimin e punëtorëve në raport me vendet e tjera të rajonit dhe ky është një shqetësim i madh. Por, edhe investimet që bëjmë në teknologji janë gjithashtu shumë problematike. Shqipëria ka një problem serioz sa i takon vizionit të saj për të ndërtuar një ekonomi konkurruese afatgjatë.

Kadia: Duke qenë se nuk investojmë tek burimet njerëzore, nuk investojmë tek kërkimi dhe zhvillimi dhe teknologji këto kosto i mbajnë fikse dhe për të krijuar më shumë fitim është gllabërimi dhe shfrytëzimi i rregullave të lojës, krijimi i monopoleve. Është e vetmja mënyrë për të rritur fitimin kompanitë?

Si gjenerohet e ardhura e lartë kur ti nuk ke këto investime?

Xhepa: Unë e shikoj si një problem edhe të mentalitetit dhe të trashëgimënisë.