"Bosët nuk preken"/ Meta: Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor, traditë e njohur

Shpërthimi i kanabisit në vitet zgjedhore është traditë e njohur si mjet përfitimi nga grupet kriminale për të marrë përsipër kontrollin elektoral.

Kështu shprehet presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili shton se, në mbështetje të shtetit bujqësia, blegtoria etj vihen në dispozicion të këtyre grupeve, përcjell Ora News.

"Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal", shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.

"Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t'u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal", shkruan Ilir Meta në reagimin e tij të rradhës në rrjetet sociale.

Ditët e fundit, Policia e Shtetit pretendon se mbjellja dhe kultivimi i kanabisit në vend është ulur, ndërsa janël akuzuar edhe mediat se po publikojnë pamjet e arkivës si pamje aktuale.