Koronavirusi, Cristiano Ronaldo rrezikon edhe super-sfidën kundër Messit?
Koronavirusi rrit shqetësimin te Juventus.
Infektimi i Cristiano Ronaldos bën që ylli portugez të dy humbasë dy ndeshjet e rradhës në kampionat dhe Champions League, porn ë pikëpyetje është pjesëmarrja e tij edhe në super-përballjen me Barcelonën.
Kështu, CR7 nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës në Serie përballë Crotones, ndërsa humbet edhe atë në Champions League kundër Dinamo Kiev.
Ndërkohë në pikëpyetje është edhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Hellas Verona e mbi të gjitha ajo kundër Barcelonës dhe Lionel Messit, e programuar për tu luajtur më 28 tetor, raporton Ora News.
Sipas rregullave të reja të UEFA-s, një futbollist mund të zbresë në fushë vetëm 7 ditë pas përgjigjes negative të testit anti-Covid.
JUVENTUS SHPRESON – Praktikisht, Cristiano Ronaldo duhet të deklarohet zyrtarisht negativ brenda 21 tetorit.
Fakti që futbollisti është në gjendje të mire shëndetësore, jep shpresë se do të mund të luajë në përballjen e madhe kundër katalanasve.
Gjithësesi është ende herët për të folur…
/a.r, OraNews