VIDEO/ Neymar merr për dore Brazilin, fiton edhe Argjentina

Neymar merr për dore për Brazilin në fitoren kundër Perusë.

Ylli i PSG ishte autor i njël triplete në fitoren 2-4, në ndeshjen e vlefshme për Eleminatoret për Botëror për Amerikën e Jugut.

Edhe pse u gjend dy herë në disavantazh, 5 herë kampionët e Botës arritën të kthenin gjithçka, edhe falë Neymar që shënoi në minutat 28', 83' dhe '90, raporton Ora News.

Golin tjetër për Seleçao e realizoi Richarlison në minutën e 64.

Ndërkohë për vendasit shënuan Carrillo në minutën e 6 dhe Tapia në të 59-ën.

Golat e ndeshjes:

Nga ana tjetër, Argjentina fitoi me vështirësi, 1-2 në trasfertën e Bolivisë.

Golat për "Albiceleste" i shënuan Lautaro Martinez dhe Joauqin Correa.

Golat e ndeshjes: