Këlliçi: Sa herë i duhet të japë llogari për premtimet, Rama nxjerr vemjen Veliaj që të mashtrojë e shpifë

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi përmes një daljeje për mediat u shpreh se kur Rama duhet të japë llogari për premtimet e tij të pambajtura, ai nxjerr Veliajn që të mashtrojë.

Sipas Këlliçit, një gjë e tillë nuk i bën prindërit te harrojnë se akoma nuk kanë blerë dot librat e fëmijëve dhe s’kanë lek t’u blejnë as maskën dhe dezinfektantin kur shkojnë në shkollë. 

Këlliçi shton se, sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekran Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës çdo ditë të qeverisjes së tij. 

Këlliçi: Sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të ndershëm, për legalizime falas, për rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për biznesin e vogël ai nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpife me shpresën se qytetarët do te harrojnë varfërinë dhe hallet. Por ç’e do që studentët e dinë se duhet të paguajnë tarifa më të larta sivjet dhe buxheti i familjes u është varfëruar.

Tallavaja e vemjes nuk i bën prindërit te harrojnë se akoma nuk kanë blerë dot librat e fëmijëve dhe s’kanë lek t’u blejnë as maskën dhe dezinfektantin kur shkojnë në shkollë. Sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekran Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës çdo ditë të qeverisjes së tij. Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte zbrazur çdo ditë.​