Kur kryeministri Rama u bënte thirrje shqiptarëve të mos harxhojnë lekët me maska

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka risjellë sot në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të 2 marsit të këtij viti, ku apelonte qytetarët të mos harxhojnë lekët duke blerë maska, pasi koronavirusi nuk ishte fundi i botës.

Por ndërsa Rama bënte këtë deklaratë, në vendin tonë ende nuk ishte shfaqur rasti i parë.

Sot kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj dhe që vendi numëron  15231 të infektuar dhe 416 viktima deri dje,  Rama ka dalë me vendimin për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambjentet e jashtme.

Nisur nga kjo, Luan Rama shtron pyetjen: "Dyfytyrësi prej maskarai e një maskarade me maska, apo vendim për mbushjen e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska?!..."

Postimi i plotë

Pa koment, me zë dhe me figurë:

DYFYTYRËSI PREJ MASKARAI E NJË MASKARADE ME MASKA, APO?...

a). Ky është vendimi i rradhës i shpallur prej kryeministrit:

“Nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në çdo mjedis të mbyllur apo të hapur”.

b). Ky është qëndrimi publik i kryeministrit për maskat në sallën e Kuvendit të maskave:

“... mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë...

E gjithë histeria për të blerë maska dhe për t’u maskuar dhe që ka përfshirë gjithë botën, është thjeshtë dhe vetëm harxhim i kotë i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”.

Dyfytyrësi prej maskarai e një maskarade me maska, apo vendim për mbushjen e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska?!...

Dëgjojeni me zë e shiheni me figurë dhe gjejeni vetë përgjigjen e pyetjes.