Mbyllja e Qafë Botës, protestë në dy anët e kufirit Shqipëri-Greqi
Si rrallë herë në vitet e fundit në dy anët e kufirit shqiptaro- grek u mbajtën dy protesta për një qellim!
Banorët 4 bashkive jugore në anën shqiptare dhe ato të Filatit e Igumenicës në anën greke protestuan për rihapjen e pikës doganore të Qafë Botës!
Ata që aktivitetet kryesisht e kanë të lidhur me Greqinë, thonë se ky vendim i ka vënë në vështirësi.
Në mbështetje të kërkesës ishin edhe kryebashkiaku i Finiqit dhe Ai i Igumenicës, të cilët në vazhdimësi i janë drejtuar me kërkesa qeverisë së Athinës për hapjen e Doganës së Qafë Botës
Kuptohet që kjo është një vendimmarrje nga institucionet qendrore në Athinë, po ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për hapjen e pikës doganore sepse është është në interes të përbashkët
Kemi marrëdhënie vëllazërore, marrdhënie, ekonomike e sociale, dhe mbyllja e doganës nuk duhet ti kufizojë.
Do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për hapjen e doganës, duke ndjekur edhe rregullat që detyrohen nga pandemia e koronavirusit.
Dogana e Qafë Botës u mbyll në muajin korrik kur greqia përcaktoi se hyrjet daljet me Shqipërinë do të bëheshin vetëm nga Kakavija e Kapshtica.
Por banorët në dy anët e kufirit paralajmërojnë Athinën se do të vazhdojnë me protesta në rast ajo nuk do të rihapet së shpejti edhe me rregulla kundër koronavirusit!
