Shkrumbohet nga zjarri banesa në Korçë, pronari në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2020, 09:04
Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sovjan në Korçë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë mundur të vënë në kontroll flakët dhe të bëjnë shuarjen e plotë të zjarrit në banesë.
Shtëpia mësohet se është në pronësi të Kudret Pashollarit, i cili jeton në Itali.
Shkaqet mbeten akoma të paqarta ndërsa nga zjarri ka vetëm dëme materiale.