Keqardhja e Dhimitër Orgockës kur sheh të shkatërruar Pallatin e Kulturës që mban emrin e tij
Një shkëndije elektrike u bë shkak për djegien e Pallatit të Kulturës së Maliqit më 14 Dhjetor 2016
Gati 4 vite nga ajo kohë, godina po shkon drejt shkatërrimit të plotë.
Kjo situatë e trishtueshme prek Mjeshtrin e Madh, Dhimitër Orgocka , emrin e të cilit mban Pallati i Kulturës.
"Qoftë dhe për faktin që atje vazhdon emri im është ngarkesa më e madhe që kam mbi supe. Kjo është njollë e keqe për gjithë Maliqin"
Aktori e regjizori thotë se ndjen keqardhje që një tempull i artit e kulturës është lënë në harresë, dhe në bashkinë juglindore jeta kulturore thuajse ka ndalur.
Në Bashki prej të paktën dy viteve kanë një projekt për rikonstruksionin e plotë të objektit simbol të Maliqit.
Ata presin fondet e qeverisë shqiptare për ta vënë në zbatim pasi kostoja është e papërballueshme për ta
Pallati i Kulturës së Maliqit u ndërtua në vitin 1952 dhe për 64 vjet aty u zhvillua jeta kulturore e qytetit, ndërsa prej 4 vitesh pritet vetëm investimi.
