Shoferja e "parkon" Mercedesin në supermarket
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 19:41
Aksidenti ka ndodhur Reinach, komunë në Zvicër, rreth orës 9:00 të mëngjesit. Policia e Baselbieter konfirmoi ngjarjen, por nuk dha ndonjë detaj në lidhje me rrjedhën e aksidentit.
"Mezi u besoja syve kur pashë makinën në vitrinën e dyqanit", tha një dëshmitar.
Aksidenti ishte "i pabesueshëm" dhe "i pashpjegueshëm" për të.
Sipas një dëshmitari tjetër okular, automjeti i aksidentit drejtohej nga një zonjë e moshuar. Sipas tij, askush nuk u lëndua, por edhe automjete të tjera u dëmtuan.